‘Palla’: Ramës i ngel kjo fjalë në gojë te të prekurit nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama vazhdoi të lëshojë gojën përpara personave të prekur nga tërmeti, të cilëve po u prezanton projektet për shtëpitë e reja. Pas rastit të Thumanës, ai ishte në Shijak.

Sërish edhe për ta paraqiti projekte 3D, ndërkohë që online është kthyer në subjekt humori se Rama do mbahet mend si kryeministri i projekteve virtuale.

Prapë Rama e përdori fjalën ‘palla’.

“Kur unë thosha që Belshi do behet vend turistik, por edhe bashkëpunëtorët e mi që ishin pjesë e kësaj përpjekje, thoshin ky këtu e tepron se po ia fut kot. Kështu thoshin dhe për Pukën, dukeshin si ato fjalimet elektorale. Kalo, pallo me rrena dhe vazhdo fushatën”, tha Rama.

Kur ishte në Thumanë, Rama deklaroi: “Kjo mund të duket si përrallë, por përrallat e mia dalin përgjithësisht. Kur thosha që Puka do bëhet qytet turistik, thoshin kur do ikë ky palla se boll na kanë pallu me rrena të shkurtrit”.