Arta Nitaj nuk duron talljen, kundërpërgjigjet në Instagram

Arta Nitaj shpesh shihet në vende të ndryshme të botës në fotot që hedh. Një nga këto destinacione të saj është dhe Dubai, i cili shihet shpesh në Instagramin e saj.

Së fundmi ajo postoi një foto të sajën aty, e cila u komnetua shumë nga ndjekësit e saj.

Një koment që duket se i bëri më shumë përshtypje Nitajt thoshte : “veq kur t nin tu ja lyp lokacionin najkujt, spi bjen nmen mu kthy nkosov mo”.

Arta nuk ngurroi të përgjigjej ndaj talljes që i ishte bërë dhe komentoi: “Tepër qesharake wow”.