Arrestohet sërish Ronaldinho

Nuk kanë fund telashet për legjendën e Brazilit, Ronaldinho.

Vetëm 2 ditë pas arrestimit në Paraguai, fituesi i “Topit të Artë”, është arrestuar sërish.

39-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ishte arrestuar për shkak se kishte përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës Jugore. Mirëpo policia paraguaine e la të lirë vetëm pak orë më pas.

Por, nuk përfundoi këtu, pasi një vendim i dytë 48 orë pas arrestimit të parë,  ka bërë që Ronaldinho së bashku më vëllain e tij të shoqërohen sërish në polici. Ata janë dërguar në një burg të sigurisë së lartë, deri në përfundim të çështjes.