Ngjarje e rëndë në Itali, arbitri humb jetën pas përplasjes nga treni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Macerata-s në Itali. Arbitri, Antonio Martinello pasi po tentonte t’u largohej forcave të policisë ka humbur jetën tragjikisht.

31 vjeçari ishte në arrest shtëpie pasi në një ndeshje futbolli kishte goditur me kokë një lojtar. Mirëpo ai e ishte thyer këtë masë dhe në momentin që policia po shkonte për ta arrestuar në banesë është hedhur nga ballkoni për t’iu shmangur arrestimi.

Pikërisht kjo rezultoi tragjike për Martinello-n, pasi kur ishte duke kaluar tek shinat e trenit, ai është goditur nga treni duke humbur jetën menjëherë. Ka edhe hipoteza se 31-vjeçari mund të ketë dalë me qëllim para trenit.