Loredana tregon gjithçka! Ja ç'po ndodh me reperin Zuna dhe Mozzik

Ish-çifti më i përfolur i muzikës shqiptare, Loredana dhe Mozzik, sqarojnë më në fund për të gjithë fansta se ç’po ndodh mes tyre.

Loredana publikoi këngën e saj më të re “Angst” dhe me të nuk nfurroi të fshihte asgjë.

Loredana tregon se reperi Zuna, i cili u përfol për një lidhje me të, është thjesht miku i saj dhe nuk ka asgjë mes tyre.

"Ju mund të vazhdoni të flisni, por nuk kam asgjë me reperin në videon time", thotë Lori në tekst, gjë të cilën e konfirmon edhe Zuna me anë të një postimi në Instagram ku e mbështet për projektin e ri.

Nuk munguan disa fjalë për deklaratat e fundit me Mozzik ku i thotë Loredanës se përdor vajzën për të nxjerrë veten mirë.

"Sa për Mozzik, ti je babai i vajzës time. Kështu që lëri komentet e tua, lirohu. Nuk do e fusja kurrë babain e vajzës time në pisllëk sepse ekziston diçka që quhet edukim dhe respekt", thotë reperja.

Loredana sulmon dhe tabloidet e youtube për faktin se e kanë fyer dhe kanë thënë se ajo përdorte çdo gjë për pak reklamë.

"Për të gjithë përdoruesit e Youtube dhe gazetat: Pa mua, nuk do të kishit bërë aq para sa bëtë vitin e kaluar", vijon Lori.

Nuk ka asgjë që mund ta ndalë artisten.