Vrau vajzën/ Gruaja e viziton rregullisht: Fajin e ka shteti...

Një baba shqiptar, i cili vrau të bijën pasi i tha se ‘po e çonte jetën dëm duke eksperimentuar me drogëra të rënda’, është vendosur nën monitorim për shkak të frikës së vetëvrasjes. Petrit Lekaj, 49 vjeç, u dënua me 20 vite burg pa të drejtë falje pas vrasjen e të bijës, 20-vjeçares Sabrina Lekaj.

Ai e vrau të bijën makinën Mercedes-Benz i bardhë, të cilën ia kishte dhuruar për 18-vjetorin e lindjes.

Lekaj është vendosur në një seksion të burgut ku monitorohet nën izolim të plotë. 

Sipas Daily Mail, pavarësisht krimit brutal, e shoqja e tij 43-vjeçare, Romina, i qëndron pranë dhe e viziton rregullisht në burg. Ajo fajësoi shtetin pasi u dënua i shoqi.

“Dua të them se kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e drogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre,” tha ajo. “Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë,” shtoi ajo.

Të dhënat e mjekut psikiatër, David Kutlaca sugjerojnë se Lekaj nisi të kishte probleme mendore gjashtë muaj përpara se të vriste të bijën. Lekaj ishte dënuar në të shkuarën për trafik droge. Gjykatësja që dha dënimin tha se ishte ironike që një baba i dënuar për drogë të ankohej se e bija merrte drogë.