Ish-ministri rrezikon karantinën/ Infektohet me koronavirus një truprojë e Matteo Salvinit

Gjatë ditës së sotme, një punonjës policie pjesë e stafit të truprojës së ish-ministrit të brendshëm italian e liderit të Partisë Lidhja, Matteo Salvini ka rezultuar pozitiv nga koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Matteo Salvini ka deklaruar se ai është mirë me shëndet e nuk ka qenë në kontakt me truproje.

"Do të bëj ç’ka më këshillojnë autoritetet sanitare si çdo qytetar tjetër", - është shprehur ai, por kush bën polemikë se unë jam i infektuar e më uron vdekjen nuk meriton përgjigje".

Sipas procedurës, pas këtij lajmi mundet që ish ministri italian të qëndroj në karantinë për 40 ditë.