Të gjithë të fiksuar pas Meghan e Harry në daljen e parë në publik, shkëlqejnë pasi ‘braktisën’ familjen mbretërore

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry humbën statusin e tyre si “çift mbretëror”.

Dyshja ka nisur jetën e re në Kanada dhe ditën e sotme kanl bërë daljen e fundit mbretërore.

Pas bërjes publike të lajmit të largimit, ata janë shfaqur në publik dhe vëmendjen e të gjithëve e ka marrë veshja e Meghan Markle.

Dukesha ka shkëlqyer e veshur me një fustan të gjatë, poshtë gjurit, gurkali.

Meghan e kishte kombinuar me një model të thjeshtë flokësh dhe si gjithmonë grim minimalist.

Me këtë look Dukesha ka bërë mbylljen më të bukur të takimeve të saj dhe veshja e saj është cilësuar si ndër më të bukurat.

Pas largimit të bujshëm, Meghan ka ndërmend t’i rikthehet profesionit të mëparshëm si aktore dhe po pret projektin e duhur për këtë.

Ajo do t’i rikthehet aktrimit përmes një filmi me kast të famshëm aktorësh, detajet e të cilit pritet të zbulohen.