Luftë kundër përhapjes së koronavirusit/ Irani do përdorë 'forcën' për të kufizuar udhëtimin në vend

Autoritetet në Iran paralajmëruan të premten që ata mund të përdorin "forcë" për të kufizuar udhëtimin në të gjithë vendin, pasi njoftuan shifrat e azhurnuara nga koronavirusi i ri, që ka vazhduar të përhapet brenda Republikës Islamike.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour njoftoi se 124 njerëz në vend kanë vdekur nga virusi dhe 4,747 të tjerë janë infektuar, raporton FoxNews.

Ai nuk dha specifika për kërcënimin e koronavirusit.

Agjensitë e lajmeve gjysmë zyrtare në Iran, treguan linja të gjata trafiku të automjeteve, që përpiqeshin të arrinin në brigjet e Kaspikut.

Të enjten, Teherani tha se do të kishte pikat e kontrollit për të kufizuar udhëtimet midis qyteteve të mëdha në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit më tej.

Zyrtarët anulluan lutjet e së premtes në të gjithë vendin për të parandaluar tubime të mëdha.

Në Teheran, zjarrfikësit spërkatnin arka dyqanesh dhe ATM-të përgjatë Valiasr Avene, një nga rrugët kryesore të qytetit.

Irani ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga virusi jashtë territorit të Kinës, ku ai ka marrë jetën e mijërave, prej nga dhjetori.