Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni e Veriut– Kosovë

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, që do të zhvillohet më 26 mars në stadiumin “Todor Proeski”.

Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatw “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 26 mars, në orën 20:45, për ndeshjen gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Fituesi i kësaj përballjeje më pas do të përballet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në finale të play-offs.

Tre ditë pasi dolën në shitje biletat për këtë përballje, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shitur tashmë të gjitha biletat.

“Rikujtojmë të gjithë tifozët dhe përkrahësit të përfaqësueses tanë që në ditën e ndeshjes me vete të posedojnë dokument identifikimi, pasi në hyrje të stadiumi do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kontrollojnë të dhënat personale nga bileta dhe nuk do të ju mundësohet hyrje në stadium tifozëve të cilët të do të përpiqen të hyjnë me emër tjetër”, shkruhet në njoftimin e Federatës maqedonase.

“Paralajmërojmë tifozët që mos të blejnë bileta në “tregun e zi” me të dhëna tjera të biletës”.