Juventusi merr lajmin e mirë në prag të sfidës kundër Interit

Juventusi merr lajmin e mirë në prag të sfidës vendimtare kundër Interit.

Ditën e sotme Giorgio Chiellini është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe shkon drejt grumbullimit nga trajneri Maurizio Sarri.

Mbrojtësi, pas këputjes së krociatit të gjurit të djathtë në shtator, ishte kthyer rregullisht në fushë, por ka nevojë ende për periudhën e rehabilitimit dhe ritmit, ndaj edhe nuk është rrezikuar.

Kujtojmë që sfida mes Juventusit dhe Interit do të luhet në "Allianz Stadium" pa tifozë.