Barcelona interesohet për talentin e Valencias

Barcelona synon që në merkaton e verës të përfitojë shërbimet e futbollistit të Valencias, Ferran Torres. 19-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar në La Liga, ndërkohë që ai ka një klauzolë largimi 100 milionë euro në kontratën që përfundon në vitin 2021.

Torres pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e Juventusit, por me futjen në lojë të Barcelonës, italianët do ta kenë të vështirë për të bindur lojtarin që të transferohet në Serinë A. Gjithashtu, më herët edhe Real Madridi e Liverpooli kanë shfaqur interes për 19-vjeçarin.