Dashuria triumfon mbi Coronavirusin/ 89-vjeçari në karantinë, ja çfarë bën gruaja e tij

Gene Campbell, 89 vjeç, është një i moshuar i izoluar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, në Washington, ku disa banorë kanë vdekur nga Coronavirusi.

Kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij Dorothy, 88 vjeçe, të jetë pranë tij.

Dorothy, si të gjithë miqtë dhe familjarët e tjerë, e ka patur të ndaluar të vizitonte të shoqin, kështu që ajo shkoi në dritaren e tij, ku ata shikuan njëri-tjetrin.

Dorothy u pa në përpjekje të dëshpëruar për të komunikuar me burrin e saj të enjten, pasi qendra ndaloi vizitorët.

Gene, ishte i veshur me një fustan mjekësor dhe ishte afër dritares për të biseduar me gruan e tij.

Burri i moshuar u fotografua brenda institucionit ndërsa gruaja e tij prej 60 vitesh foli në celular në anën tjetër të xhamit.

‘Vizita’ u mundësua edhe falë djalit të të moshuarve i cili shoqëroi nënën.

Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi ka shkuar në 12 të enjten, ndërsa të infektuar janë mbi 200, të shpërndarë në 18 shtete.

Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para.

9 nga të vdekurit ishin nga i njëjti azil pleqsh në Seattle, mbi të cilin është hapur një hetim federal, kjo pasi familjarët e viktimave morën informacione kontradiktore për gjendjen e të dashurve të tyre.

Çifti Campbell:

Harta e shpërndarjes së Coronavirus në SHBA:

https://nypost.com/2020/03/06/woman-visits-husband-of-60-years-while-hes-quarantined-for-coronavirus/