Klubi i njohur gjerman interesohet për Thomas Meunier

Thomas Meunier me shumë mundësi do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Mbrojtësit belg i skadon kontrata në qershor dhe gjasat janë që palët të ndërpresin bashkëpunimin.

Duke parë situatën klubi i Dortmund është hedhur në sulm për të përfituar shërmbimet e Meunier. Drejtuesit e skuadrës gjermane kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit, të cilin e shikojnë si një alternativë të mirë të Hakimit, i cili në verë mund të rikthehet te Real Madridi, që zotëron kartonin e tij.

Kujtojmë që gjatë merkatos së janar, për ish-lojtarin e Club Brugge pati interes konkret nga Juventusi, por mes klubeve nuk u gjet një marrëveshje.