Anija greke i bllokoi kalimin në det/ Rojet bregdetare turke shpëtojnë 120 emigrantë

Të premten, roja bregdetare e Turqisë shpëtoi rreth 120 emigrantë që përpiqeshin të arrinin në një ishull Grek, pasi thanë se kalimi i tyre ishte bllokuar nga anijet greke.

Duke lëvizur në errësirë në Detin Egje dhe me një varkë pa një motor funksionues, emigrantët bërtisnin ndërsa anijet e rojes bregdetare u afroheshin atyre në brigjet e provincës së Izmirit në Turqinë perëndimore.

Emigrantët, përfshirë njerëz nga Siria, Afganistani, Irani dhe vende të ndryshme afrikane, kishin fëmijë të vegjël për ti shpëtuar së pari, duke u ndihmuar nga ekuipazhi i anijes së rojeve bregdetare turke.

Javën e kaluar, Ankaraja tha se nuk do të ndalte më qindra mijëra azilkërkues në territorin e saj, të cilët përpiqeshin të arrinin në Evropë, pasi një sulm ajror në Idlib në Siri vrau 34 ushtarë turq.

Që nga ajo kohë, mijëra migrantë kanë kërkuar të arrijnë Greqinë, qoftë nëpërmjet kufirit tokësor ose detar në ishuj të ndryshëm grekë.

Disa migrantë të shpëtuar në dy prej varkave, thanë që motorët e tyre ishin shkëputur nga anijet e rojeve greke për të mos lejuar të arrinin në ishullin Lesbos, një destinacion popullor për migrantët rreth 25 km (16 milje) nga qyteti bregdetar i Turqisë, Dikili.

"Ata (roje greke) na tërhoqën drejt pjesës turke të detit dhe na lanë atje," tha Ahmed, nga rajoni Deir al-Zor në verilindje të Sirisë.

“Po prisnim tre orë në det. Askush nuk ishte aty për rreth, atëherë ne thirrën rojet turke dhe ata erdhën dhe na morën, " u tha ai gazetarëve të Reuters që shoqëronin misionin turk, të rojeve bregdetare.