E rëndë, kampioni ukrainas i shahut dhe e dashura e tij gjenden të vdekur

Kampioni ukrainas i shahut dhe e dashura e tij, 18-vjeçe, janë gjendur të vdekur në banesën e tyre në Moskë.

Sipas autoriteve ruse, mjeshtri i madh i shahut, Stanislav Bogdánovich dhe Alexandra Vernígora, gjithashtu shahiste, vdiqën të asfiksuar, sipas të gjitha gjasave nga oksidi i azotit, i njohur si “gazi i qeshjes”.

Në trupat e dy shahistëve, nuk u panë shenja dhune, por gjithsesi, hetimet vijojnë. Bogdanovich dhe Vernígora i kishin kokat e tyre të mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti. Në vitin 2013, mjeshtri i madh ukrainas u bë kampioni më i shpejtë i shahut të vendit të tij.

Kohët e fundit, Bogdanovich luajti për Rusinë kundër Ukrainës në një turne në internet, kështu që ai u përfshi në bazën e të dhënave të “Mirotvorets”, një faqe në internet të nacionalistëve ukrainas, që e etiketoi si “pjesëmarrës në veprimet propagandistike të Rusisë”.

Mjeshtri i ri i shahut e shpjegoi në Facebook vendimin e tij për të luajtur në atë turne për Rusinë si një “gjest respekti” ndaj vendit në të cilin ndodhet.