VIDEO/ Deputeti gajas Kuvendin: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whiskey

Pas ‘Kërpëratës’ një tjetër deputet i Parlamentit të Edi Ramës ka marrë përsipër të jetë protagonist i memeve të radhës në rrjetet sociale.

Ai është Kostaq Capa, i cili duke dashur të urojë nga foltorja e Kuvendit gratë për 8 marsin, e ka djallosur fare duke prodhuar një fjalim që ka shkaktuar ilaritet te kushdo që e ka ndjekur.

Capa siç mund ta dëgjoni edhe në videon e mëposhtme fillimisht i quan femrat ‘fëmra’ më pas kujton kohët kur kishte kaçurrela dhe qeraste ‘fëmrat’ më shumë më whiskey sesa me ujë.   

‘Të gjithë duhet të jemi pak xhentëllmen, meqënëse kanë ndodhur disa gjëra me fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t'i kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat aq më tepër sepse në rininë time të gjitha fëmrat që më janë ofruar mua kur kisha edhe kaçurrela por edhe para kanë pirë më shumë ujë *ngatërrohet, kanë pirë më shumë whiskey ose pije të mira sesa ujë. Faleminderit’