Çifti kampion i shahut ukrainas vdes nga 'gazi gazmor'

Kampioni ukrainas i shahut, 27 vjeç dhe e dashura e tij 18 vjeçe janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Moskë, të helmuar nga gazi 'gazmor.'

Media njofton se Stanislav Mogdanovich dhe Alexandra Vernigora – edhe ajo një lojtare e njohur e shahut – u gjetën me tullumbace që përmbanin gazin 'nitrous oxide' i njohur me emrin gazi 'gazmor'. Gazi ishte thithur nëpërmjet tullumbaces.

Hetuesit rusë raportuan për vdekjet, pa i dhënë emrat e çiftit dhe thanë se nuk kishte shenja të një veprimi keqdashës.

Bogdanovich ishte një kampion i shahut të shpejtë. Ai ishte një Grandmaster nga Odesa, që fitoi kampionatin ukrainas për moshat nën 18 vjeç po aq sa edhe çmime të tjera dhe turne ndërkombëtarë.

Sipas disa burimeve, ai ishte kritikuar shumë që kishte përfaqësuar Rusinë në një ndeshje shahu në internet kundër Ukrainës, të cilën e fitoi.

Gazi nitrus oxide është përdorur si anestezik në 1844 në fillim, por tani ai përdoret si një ilaç rikuperimi dhe ka qenëi lidhur me një numër vdekjesh. Gazi mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, rritje të rrezikshme të rrahjeve të zemrës dhe përvëlim.