William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i japin fund martesës

William Levy dhe partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez janë ndarë!

Mediat e huaja shkruajnë se dyshja prej muajsh ka pasur konflikte dhe po qëndrojnë bashkë vetëm për hir të fëmijëve.

Ata u panë të zbrisnin nga makina të ndryshme dhe nuk qëndruan për asnjë moment bashkë.

Një burim për “TV Notes” ka treguar se ata nuk duan ta bëjnë publike ndarjen, pasi u shmangen skandaleve.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

William dhe Elizabeth janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë 2 fëmijë.