Rreziku nga virusi, Parlamenti i BE ikën nga Strasburgu dhe mblidhet në Bruksel

Bruksel – Parlamenti Evropian ka vendosur që të mos e mbajë në Strasburg të Francës, seancën plenare, javën e ardhshme, por ta mbajë në Bruksel  për shkak të shqetësimit në rritje nga koronavirusi.

Presidenti i Parlamentit David Sassoli tha se shërbimi mjekësor i parlamentit shihte një “rrezik shëndetësor “ dukshëm të madh” në qoftë se sesioni do të mbahej në Francë dhe se ai duhej të mbahej patjetër në Bruksel.

Sipas rregullave, Parlamenti i BE-së duhet të mbajë 12 sesione plenare në vit në Strasburg.