Shtëpitë e Jasharajve në Prekaz, pas betejes me serbët në 5-7 mars 1998

22 vite më parë në Prekaz u zhvillua njëra ndër betejat më të mëdha kundër UÇK-së nga agresori serb. Synimi i forcave armike, ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që kjo familje po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.  Kështu, me daten 5,6 dhe 7 mars, u  sulmua familja e Jasharajve ku mbetën të vrarë 55 persona, nga ta 22 ishin fëmijë.  

Pas kësaj beteje gjithçka u rrënua… gjithçka dukej shkretë, shkruan Gazeta Express. 

Atij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte parë dhe përjetuar tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj. Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.