Koronavirusi: 143 raste të reja në Kinë, 16 të importuara

Kina ka njoftuar për 30 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi, 143 infektime të reja dhe 16 raste të rikthimit të infektimit, raste të importuara nga njerëz që kishin mbërritur në këtë vend.

Në përgjithësi, 3042 persona vdiqën në Kinë nga COVID-19, njoftoi Komisioni Kombëtar I Shëndetit NHC.

Ka 196 raste të reja në Korenë e Jugut dhe një numër të infektuarish që ka shkuar në 6284. Vdekjet kanë arritur në 42.