'Ler drogën se do thyesh kokën'/ Berisha 'këshillon' Ramën

Kryeministri Edi Rama mbajti sot para deputetëve në seancë plenare fjalimin e tij të radhës, të gjatë dhe të mërzitshëm për shumë prej deputetëve. Por këtë herë nuk tërhoqi vëmendjen fjala e tij, por një detaj tjetër.

Në mes të ballit kreu i qeverisë kishte një shenjë të kuqe, shumë lehtë të dallueshme, për të cilën nuk dihen shumë detaje edhe pse në pamje të parë duket si një goditje.

Gjithsesi, edhe pse nuk dihet arsyeja e vërtetë, fotot e mëposhtme po bëjnë xhiron e rrjetit.

Por teksa fotot e shefit të qeverisë vazhdojnë të qarkullojnë në internet, kryesisht në rrjetet sociale, nuk mungon edhe këshilla e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, teksa publikon foton e Ramës sot në Parlament, paralajmëron këtë të fundit të ketë kujdes me lëndët narkotike.

Rama sot në Parlament: