Deklarata e fortë e mjekut të njohur: Unë mendoj që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në "Opinion", është shprehur se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Sipas tij, koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar të një njëri i shëndoshë dhe pa shfaqur simptoma.

Po ashtu, mjeku tha se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

"Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri", u shpreh Pipero.

Deri tani, sipas informacioneve zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, gjë që habit edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. /A.R, Syri.net