Clinton rrëfehet: Seksi me Lewinsky-n? E bëja për të shkarkuar stresin

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton deklaroi në një dokumentar eksploziv që do të publikohet së shpejti se afera e tij me Monica Lewinsky ishte një nga gjërat që bënte për të menaxhuar ankthet dhe stresin.

Ish-presidenti sugjeron në dokumentar se afera e tij me ish-punonjësen e përkohshme të Shtëpisë së Bardhë e ndihmonte me çështjet e tij.

Sipas Daily Mail, Bill zbulon për herë të parë se presioni i punës e kishte bërë të ndjehej si një boksier, që kishte kaluar 30 raunde. Ai tha se e shihte Lewinsky-n si diçka që e bënte të hiqte mendjen për një kohë.

Dokumentari do publikohet në Hulu dhe flet për jetën e të shoqes, Hillary Clinton. Kjo e fundit zbulon se skandali bëri që çifti të kalonte një kohë të vështirë dhe të kërkonte këshillim martesor. Hillary i tha Bill se duhej të ishte ai që t’ia tregonte të bijës, Chelsea, të vërtetën.

Bill i ofron falje Lewinsky-t në këtë dokumentar. Ai thotë se ndjehet tmerrësisht keq që jeta e saj ‘u dominua nga kjo aferë’.

Bill nuk foli shumë për ankthet e tij, por gazetarja investigative, Lucinda Franks pretendon se Bill është rrëfyer te Hillary se mamaja abuzonte me të kur ai ishte i vogël dhe kjo bëri që ai të bëhej i varur nga seksi.