Aktori Gerard Butler do të vizitojë Spartën në përvjetorin e betejës historike

Aktori I Hollywood, Gerard Butler, që luan rolin e mbretit Leonidas të Spartës në filmin “300”, do të shkojë në Peloponez për të marrë pjesë në përkujtimin e 2500 vjetorit të Betejës së Termopileve, njoftoi ambasadori i nderit i qytetit, Roi Danali – Apostolopoulou.

Butler do të vrapojë në Trofeun Olimpik të 13 marsit duke mbajtur flakën Olimpik nga qyteti biznatin I Mystras në Spartë për në Lojërat Olimptike të Tokios në 2020.

Duke e cilësuar vizitën e Butler si “shumë simbolike”, Danali-Apostokopoulou tha se kjo ishte një mundësi për promovimin e imazhit të Greqisë tek producentë të rëndësishëm të Hollywood.

Aktori greko-amerikan Billy Zane do ta shoqërojë Butler në Spartë, sipas burimeve.