Van Dijk: Është negative të thuash që Liverpooli do të fitojë 'thjesht’ Premier League-n

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk është i bindur që Liverpooli këtë sezon është në rrugën e duhur drejt trofeve.

Skuadra e Jurgen Kloppit ditët e fundit ka pësuar 3 humbje të njëpasnjëshme. Ata u befasuan 3-0 nga Watford duke shijuar humbjen e parë në Premier League, Chelsea i mposhti dhe i eliminoi nga FA Cup në mesjavë, ndërsa u mposhtën edhe në Ligën e Kampionëve nga Atletico në ndeshjen e parë.

Me gjithë suksesin e tyre këtë sezon, ka pasur kritikë që thonë se do të ishte një sezon i dobët nëse ata thjesht fitojnë Ligën Premier, dhe këtë nuk e ka pritur aspak kapiteni Van Dijk, i cili ka goditur kritikët me fjalët e tij.

Të përfundojmë vitin vetëm me Premier Leaguen? “Vetëm? Është thjesht një gjë e vogël? Ne gjithashtu fituam Superkupën dhe Kupën e Botës për klube”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Goal.

“Në jetë, ka njerëz që nuk janë gjithmonë të kënaqur. Ata gjithmonë kërkojnë gjëra negative. Ky është realiteti”.

“Ose do të mendoni për këto gjëra dhe të vazhdoni me atë frymë negative, ose thjesht përqendroheni në gjërat e mira. Ne jemi në një situatë shumë të mirë”.

“Jemi afër asaj që ne të gjithë shpresojmë të arrijmë. Le të shkojmë përpara dhe ta shijojmë”, u shpreh Van Dijk.