Shkon në stadium për të parë ndeshjen Brondby – Lyngby, ish-futbollisti infekton me koronavirus dy skuadrat

Epidemia e koronavirusit po ndikon dhe në botën e futbollit. Përveç ndeshjeve me dyer të mbyllura dhe disave të shtyra, së fundmi në Superligën e Danimarkës, më saktësisht në takimin Brondby – Lyngby është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Thomas Khalenberg kishte vendosur të shihte nga stadiumi këtë takim, por ai nuk ishte në dijeni se ishte infektuar me koronavirus.

36-vjeçari më vonë ka mësuar se është prekur nga ky virus me të cilin ishte infektuar në Amsterdam.

Ka qenë klubi i Brondbyt që ka njoftuar se Khalenberg tani është mirë, por që ka infektuar 13 persona të klubit dhe tre futbollistë të mysafirëve nga Lyngby.

Në mesin e të infektuarëve me virusin janë mbrojtësi Joel Kabongo, ndihmës-trajneri Martin Retov, gazetari i klubit Jimmy Brinskby si dhe psikologu Christian Engell.