Lule të vetmuara/ Gokhan rreh në mes të shkollës Burakun, ja ç’do ndodhë nesër

Banu i ofron para Kemalit që të largohet nga puna. Ejlyl pajtohet me të ëmën. Meral ndërhyn në marrëdhënien e Songylit dhe Gynejt dhe i prish punë. Kader shkon në shkollë me Kemalin. Songyl nxehet kur sheh Kaderin në makinë me Kemalin dhe tenton të rrahë këtë të fundit.

Vajzat e jetimores i ofrojnë ndihmë Defnes por kjo e fundit nuk e pranon ndihmën e tyre pasi mendon se ato po e mëshirojnë. Xhemre i kërkon Defnes t’i tregojë çfarë tha Tefiku por Defne ka frikë të flasë. Feride vendos të rikthehet në punë.

Kader i tregon shoqeve që do të japë palcë për Derinin. Songyl e kupton që ky ka qenë plani i Banus dhe i lutet Kaderit të hapë sytë dhe të kuptojë që e ëma e do për interes. Gynej i jep para Songylit dhe ajo inatoset keq me të. Gokhan mëson se shkaktar i zjarrit ka qenë Buraku.

Gokhan rreh Burakun në mes të shkollës. Kemal i lutet Mesudes të kthehet në shtëpi. Ejlyl kërkon punë që të ndihmojë nënën dhe motrën. Ajo lëndohet kur mëson se e ëma është rikthyer me Kemalin. Neriman bën çmos të përjashtojë Feriden sërish./revistawho