Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Britania e Madhe konfirmoi sot vdekjen e parë nga koronavirusit ku një person i moshuar me probleme shëndetësore ndërroi jetë.

Zyrtarët shëndetësorë zbuluan se pacientëve me simptoma të buta, do t'u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi në vend që të trajtohen në spital, raporton Dailymail.

Zyrtarët zbuluan se pacienti, i cili nuk është identifikuar, rezultoi pozitiv me infeksionin vrasës natën e kaluar në Spitalin Royal Berkshire në Reading, përpara se ti nënshtrohej sëmundjes ditën e sotme.

Është e paqartë nëse është dërguar në një spital të specializuar për trajtim.