Meta publikon fjalimin e Kapexhiut: Zëri i popullit po dëgjohet fort

Në vazhdën e publikimit të fjalimeve të të ftuarve specialë në manifestimin e 2 Marsit, presidenti Ilir Meta publikon të plotë fjalën e regjisorit të mirënjohur Bujar Kapexhiu.

Sipas kreut të shtetit, me intelektualët në krye, zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjithë botën demokratike.

“Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë.

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë kam sot edhe për mijra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!

Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike”, shkruan Meta në postimin e tij.