Hazard operohet me sukses, synon EURO2020

Real Madrid sapo ka dhënë lajme mbi gjendjen e Eden Hazard: “ Belgu u operua me sukses në kyçin e këmbës së djathë në Dallas,” lexohet në njoftimin zyrtar për shtyp të klubit .

Sulmuesi 29 vjeçar e kreu operacionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hazard do të jetë nën monitorim nga mjektët e Realit  derisa të marrë dritën jeshile për të filluar rehabilitimin, me shpresën që të luaj në Euro 2020 me Belgjikën.