'Gjithmonë në krah të Shqipërisë'/ Kim: 800 mijë $ për riparimin e dëmeve nga tërmeti të objekteve kulturore

“Do të qëndrojmë në krah të Shqipërisë gjithmonë”.

Ky ka qenë mesazhi i qartë që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha sot gjatë një takim me ministren e Kulturës, Elva Margaritin.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane theksoi se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ambasadorja amerikane pohoi se bëhet fjalë për riparim të objekteve kulturore në Krujë, Durrës dhe Prezë.

"Ambasadorja Kim u takua sot me Ministren e Kulturës Elva Margariti. Ato diskutuan grantin prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës që Shtetet e Bashkuara po japin për Punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në monumentet e kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook.