ZYRTARE/ Rikthehet kampionati italian, ja kur do të luhet derbi Juventus - Inter

Kampionati Italian i futbollit do të rikthehet këtë fundjavë, për të rikuperuar 6 ndeshjet e shtyra një javë më parë, përfshi edhe supersfidën Juventus-Inter, ndërsa deri më 3 prill do të luhet me dyer të mbyllura.

Vendimi kishte qenë në ajër për disa ditë për shkak të përhapjes me shpejtësi e Koronavirusit. Por sot liga ka zyrtarizuar sot oraret dhe datat e rikuperimit të 6 ndeshjeve, ndërsa supersfida e javës, derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve.

Java 26

E diel 8 mars

Parma-SPAL (12:30)

Milano-Genoa dhe Sampdoria-Verona (15:00)

Udinese-Fiorentina (18:00)

Juventus-Inter (20:45)

E hënë 9 mars

Sassuolo-Brescia (18:30).