Kreu i FRPD përshëndetje ushtarake Jasharajve nga Prekazi: Nderim perjetë

Kryetari i Forumit të të Rinjve të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zgjedhur të kujtojë nga Prekazi 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shpreh mirënjohjen e tij për komandatin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët dhanë gjakun e tyre që sot Kosova të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e tij.

“Nderim perjetë komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së Kosovës. 5-7 Mars, 22 vite, #EpopejaeUÇK”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.