FOTO/ Feronikeli zyrtarizon trajnerin e ri, rikthehet...

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Agim Sopi, Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë trajnerit nga kryeqyteti, Afrim Toverlani, i njohur për publikun si “Toki”.

Ai është ndër trajnerët më të suksesshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadrën nga Drenasi pas trofeve të fituar në sezonet 2014/15 dhe 2015/16.

Madje Toverlani në sezonin 2015-2016 doli edhe kampion me Feronikelin dhe tashmë shpreson që ta drejtojë skuadrën drejt sukseseve të tjera.