Portieri i Manchester United rinovon kontratën edhe për një sezon tjetër

Lee Grant ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United deri në fund të sezonit 2020-2021.

Portieri i tretë i United, i cili po përpiqet të kthehet nga një dëmtim i krahut para se të përfundojë sezoni, ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

“Më pëlqen të jem këtu dhe qartazi dikush pëlqen që edhe unë të jem këtu, prandaj është mirë që ta thoja”, i tha Grant faqes zyrtare të United.

“Unë mezi po pres të jem pjesë e klubit vitin e ardhshëm dhe shumë gjëra të bukura kanë ndodhur në këto 18 muaj”, tha portieri 37-vjeçar, i cili kaloi te Djajtë e Kuq në vitin 2018.