Rastet e reja me koronavirus mund të bien në zero në fund të marsit në Wuhan, thonë ekspertët kinezë

Në Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit në Kinë, ka të ngjarë që të bien në zero infektimet e reja nga koronavirusi në fund të marsit, tha një ekspert i organizmave të më të larta te vendit që luftojnë sëmundjen, edhe pse qyteti raportoi një rritje të shpejtë të rasteve të reja të konfirmuara.

Kina pati 139 raste të reja të konfirmuara të mërkurën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, që e çon në 80 409 numrin e të prekurve. Autoritetet raportuan 119 raste të reja një ditë më parë dhe 125 një ditë para saj, njofton Reuters.

Zhang Boli tha se të gjitha krahinat jashtë Hubei  kishin arritur t’i ndalonin infektimet e reja deri në fund të muajit të kaluar.

Zyrtarët e OBSH thanë se vendet e tjera kanë shumë për të mësuar nga mënyra se si Kina e trajtoi epideminë. Zv. Ministri i jashtëm Ma Zhaoxu tha se shumë shtete kishin kërkuar ndihmë dhe Kina iu ishte përgjigjur.

Autoritetet kineze kanë kthyer vëmendjen tani për të ndaluar virusin që sillet në vend nga shtet të tjera ku ka pasur shpërthime.