Harry Kane mund të bashkohet me Eriksen tek Interi

Teksa çështja e së ardhmes së futbollistit të Interit, Lautaro Martinez, vazhdon të shkaktojë lajme, një hipotezë e re po qarkullon në mediat e huaja në lidhje me zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit.

Media britanike “Telegraph” informon se sulmuesi dhe kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane, mund të kalojë gjatë verës tek Interi.

Ai shihet si lojtari ideal që do të mbulojë hapësirën e Lautaros, gjithmonë nëse argjentinasi largohet nga “San Siro”.

Po kjo media shton se një tjetër faktor që Kane mund të zgjedhë për sezonin tjetër të luajë për Interin është marrëdhënia shumë e mirë që ka me Christian Eriksen.