VIDEO/ Basha nga Shkodra: Shporrja e tiranisë, objektiv i të gjithëve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku ka komentuar tubimin e 2 marsit. Basha tha se ka nisur aksioni i shporrjes së tiranisë duke mos përjashtuar pasimin e tyre me protesta opozitare.

‘Shporrja e tiranisë është objektivi i të gjithë shqiptarëve, bashkë me Shkodrën’ është shprehur Basha.

Kreu i demokratëve ndodhet në Shkodër dhe do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me strukturat e PD në metropolin e veriut.