UEFA do organizojë një kompeticion të ri gjatë verës, do jetë i ngjashëm me Championsin

UEFA po planifikon të organizojë një garë të re, një turne që do të luhet gjatë verës dhe do të jetë i ngjashëm me Ligën e Kampionëve.

Klubet më të mëdha të botës kanë qenë pjesëmarrës në International Champions Cup, një seri miqësoresh, që luhen gjatë verës.

UEFA, po planifikon këto ndeshje t’i shndërrojë me ndihmën e organizatorëve amerikanë në një garë të vërtetë.

“Daily Mail” ka dalë me informacione nga UEFA në lidhje me këtë garë.

Ky kompeticion i ri do të drejtohet nga UEFA, por do të jetë me licencën dhe logon e UEFA-s, dhe klubet do të garonin përmes renditjes në ligat vendase.

Sezoni i parë pritet të organizohet në verën e ardhshme, me klubet më të mira nga Amerika e Jugut që do të luajnë përkrah klubeve evropiane.