Shërohet kinezi i diagnostifikuar me koronavirus në ditëlindjen e 101-të

Një burrë kinez, i cili u infektua me koronavirus shumë pak pas ditëlindjes së tij të 101-të, është shëruar pas një jave në spital.

Pacienti i mëparshëm, i njohur si Dai, u lirua dje nga një spital në Wuhan.

Para tij, pacienti më i vjetër që u shërua nga COVID-19 ishte 98 vjeç.

Dai dukej shumë energjik, teksa linte spitalin, tregon për shtyp përfaqësuesi i spitalit Li Lai.

Ai shton: “Dai fliste shpesh për gruan e tij 92 vjeçare. Ai thoshte se duhet të shërohej që të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për të.”

Pensionisti u testua pozitiv për koronavirus në shkurt, pasi festoi ditëlindjen e tij të 101-të. Pas lirimit nga spitali, ai është vendosur në një karantinë 14 ditore.