Boris Johnson flet për krizën nga koronavirusi: 'Jemi në krye të çështjes, Britania nuk do të mbesë pa ushqime'

Boris Johnson ishte i ftuar në emisionin “This Morning”, ku dhe foli për gjendjen e Britanisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Kryeministri u shpreh se kishte besim në aftësinë e popullit për të parë përqindjen e rrezikut të sëmundjes dhe shpreson që ata të vazhdojnë punën si zakonisht.

Teksa numri i rasteve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 90, Johnson u pyet nëse mundet ai të furnizojë britanikët me ushqim. Kësaj pyetje ai iu përgjigj me vendosëmri: “Po.”

Ai tregoi se Britania po udhëhiqej nga shkencëtarët dhe këshillat e tyre mbi çfarë duhet bërë në këtë rast dhe një shumëllojsmëri përgjigjiesh po diskutoheshin.

Johnson tha se masa drastike si mbyllja e shkollave dhe eventeve të mëdha janë të nevojshme të shihen si alternativa, por nuk është ende koha për to.

Moderatori e pyeti kryeministrin: “Në cilën piëk duhet t’i them mamasë simë të moshuar që të mos dalë nga shtëpia?”

Kësaj pyetje Johnson iu përgjigj duke thënë se qeveria po bënte më të mirën dhe do të komunikonte me publikun në momentin më të shpejtë të mundshëm gjithçka që duhej.