Kush është Kryministri i lidhur me krimin, kush ështe.... e gjeni dot?

Nga Roland Bejko/

Cili ka qenë ai Kryeministër shqiptar që e mbushi parlamentin me deputetë që janë akuzuar për vrasje, trafikantë femrash, droge, armësh etj?

Cili ka qenë ai Kryeministër shqiptar që dhjetra kryetarë bashkishë të përzgjedhur dhe mbrojtur prej tij publikisht janë larguar nga detyra pasi u provua se ishin fallcifikatorë, mashtrues, të korruptuar, drejtues dhe anëtarë të grupeve të organizuara kriminale?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që i janë kapur nga përgjimet e prokurorisë duke bashkëpunuar me trafikantë dhe kriminelë të rrezikshëm e " çuna të tjerë problematikë" për vjedhjen dhe blerjen e votave gjysma e kabinetit, kryetarët e bashkive, drejtuesit e policisë etj ?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që gjatë 7 viteve në pushtet i kanë rënë dy ministra të brendshëm, ku njëri prej tyre është dënuar, i janë shpallur në kërkim gjysma e drejtorëve të policisë së qarqeve si bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në kanabizimin e vendit, trafikimin dhe fshehjen e krimit të familjarëve të tyre?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që nuk e pranonte kanabizimin e gjithë territorit të vendit dhe trafikimin me avionë (që i quante mushkonja),e skafe të drogës nën kujdesin e segmenteve kriminale të policisë së shtetit?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që kur sapo rifitoi pushtetin me votat e krimit, që kish akuzuar për vite me rradhë opozitën si gënjeshtare, mediat si kazan dhe llum, pasi e lejoi trafikimin e kanabisit dhe drogës së Xibrakës ku u përfol dhe vëllai i tij, kërkoi falje si legen i lagur në parlament duke premtuar luftë ndaj krimit dhe bashkëpunim me opozitën dhe mediat?

Cili është ai Krueministër shqiptar që me kryetarin e tij të bashkisë së Tiranës dhanë mijra leje ndërtimi për kulla të larta e ku krimi organizuar pastron paratë e tij nën dritën e diellit e në sy të të gjithëve?

Cili është ai Kryeministër shqiptar ku zyrtarët e lartë të shpallur non grata për shkak të bashkëpunimit me krimin e organizuar dhe korrupsion të madh nga Departamenti i Shtetit Amerikan i deklaron miqtë e tij të afërt në tv publike dhe i zgjedh në forumet më të larta të partisë së tij?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që bëri një një ligj të veçantë për të rëmbyer pronën publike, Teatrin Kombëtar dhe truallin e saj për të favorizuar klientët oligarkë të tij?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që si një killer gjakftohtë shkatëroi pronat e qytetarëve si te rasti Unazës ku një km rrugë kushton 20 milionë euro dhe ndau fitimin me oligarkët e tij, paratë e taksapaguesve shqiptarë duke na zhytur të gjithëve në borxhe të thella ndaj kreditorëve të huaj?

Cili është ai Kryeministër që pengoi hetimet dhe dënimet e të gjithë fajtorëve për ndërtimet jashtë standarteve që u rrëzuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar?

Cili është ai Kryeministër shqiptar që së bashku me ministrat dhe oborëtarët e tij të korruptuar e kriminelë kanë shpërdoruar mbi 230 milionë euro për lluks e udhëtime?

Dhe së fundmi, cili është ai Kryeministër që falë votave dhe mbështetjes fizike të kriminelëve më të ndyrë të këtij vendi gjendet sot në foltoren e kuvendit duke na çarë veshët me akuza ndaj kujtdo që është kundër ligjit anti KÇK sepse ja quajnë si instrument policor në duart e tij e përdorur për përmirësim të imazhit të vet politik, dhe që anashkalon në fakt institucionet e drejtësisë së re?

E pra, e gjeni dot cili është Kryeministri në fjalë ?