Henri Çili flet për arrestimin: Nuk mendoj se jam viktimë e një procesi politik, por e ...

Botuesi dhe biznesmeni Henri Çili ka dalë në një konferencë shtypi sot,  pak ditë pas u lirua nga prangat, se nuk kishte ndonjë informacion se ishte viktimë e në procesi politik, por i mungesës së profesionalizmit të organit të Akuzës. Ai u arrestua në kuadrin e operacionit policor "Mezhgorani".

Nga "Studio Legale" që ka në pronësi, Çili tha:  "Nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik. Përderisa nuk e kam, nuk mund të them të kundërtën. Është shumë mirë që çështja ka ardhur në SPAK për një arsye shumë të thjeshtë dhe kjo tregon aprofesionalizimin e jashtëzakonshëm të Akuzës.

Dihet që nga 1 janari, çështjet për ndikim të  zyrtarëve janë objekt i SPAK dhe përveç moskompetencës rajonale, kjo çështje kishte edhe një moskompetencë lëndore. Pra, ky objekt nuk mund të hetohej nga një gjykatë apo një organ lokal i drejtësisë . Është mjaft mirë që çështja ka ardhur në SPAK ku të paktën do ta provojmë, do ta shohim, se kemi mjaft besim në profesionalizmin, në kompetencën dhe kemi minimalisht, prokurë apo gjykatës të vetuar.

Unë jam jashtëzakonisht i bindur në pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta vërtetojë këtë sepse gjithçka ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston."

Çili në fjalën e tij iu solli shembuj nga letërsia për provat që u sollën në rastin e tij, si me shaminë e Dezdemonës tek “Otello”. “Kush është “shamia e Dezdemonës” në këtë rast, pres ta mësoj. Pastaj të kujtojmë dhe romanin “Shkelja dhe shkëlqimi i shokut Zylos”, kur thotë “unë jam mur i lartë”, por pastaj thuhet edhe “mirë, mirë, po unë të heq tullën e fundit”!

Çili shtoi edhe se kishte pasur absurd në sallën e gjyqit. “Shikoni absurdin. Në sallë ishin të mashtruarit dhe mashtruesit.”

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjë tani, a ka plan rezervë, Çili tha: “Nuk kam asnjë plan B dhe asnjë plan C, kam vetëm një plan A që është e vërteta.”

Policia e Shtetit, pas arrestimit më 27 shkurt 2020, deklaroi se Henri Çili, 45 vjeç, banues në Tiranë, ishte i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.