Rama e sulmon nga Kuvendi, Meta: Nuk merrem me gruan e Bilalit

Perplasje ne distance mes Edi Rames dhe Ilir Metes, pas akuzave te ndersjellta per kapjen e sistemit te drejtesise.

Sot akuzat mes Rames dhe Metes, kane kalur ne personale.

Edi Rama foli me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta dhe gjithë opozitës, që sipas tij, mbrojnë kriminelët, që janë subjekt i operacionit “Forca e Ligjit”.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se krimi i organizuar ka gjetur përkrahje nga politika, në momentin që qeveria i shpallu betejën më të skajshme.

“Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat tek i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje tek ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i carë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhunohen”, tha mes të tjerash kryeministri.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e Kreut të Shtetit gjatë një dalje publike bashkë me Presidentin bullgar. Ai ka dhënë një përgjigje shkurt nga konferenca e përbashkët me homologun  e tij. “ Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit që e njohin të gjithë shqiptarët dhe nuk është serioze”, tha Meta.

“Për fat të keq, kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar sidomos ato që njihen si kushtet e Bundestagut dhe të gjitha kanë të bëjnë me zbatimin e ligji. Raportet tregojnë qartë se kush e ka përgjegjësinë. Ne shpresojmë të ecim drejt një mundësie pozitive në mënyrë që në fund të marsit BE të na japë një mesazh të qartë”, tha Presidenti.