Trajneri kundërshtar vlerëson kuqezinjtë: Shqipëria po përparon në Europë

Të martën u hodh shorti i Ligës së Kombeve, ku Shqipërisë fati i goglave i rezervoi skuadrat e Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit.

Pas hedhjes së shortit ka folur trajneri i kësaj të fundit, Mihal Bilek, që ka analizuar paraqitjet e deritanishme të ekipeve në këtë grup.

Vlerëson cilësinë e lojtarëve tanë, por thekson se diferencat janë të vogla.

Niveli i skuadrave në këtë grup është gati i njëjtë dhe ne kemi shanset tona. Do të përgatitemi me kujdes për secilën ndeshje dhe do i studiojmë kundërshtarët. Shqipëria është një nga skuadrat që po përparon më shumë në Europë. Ekipi i tyre përbëhet nga lojtarë të një cilësie të lartë në Itali, Spanjë, Greqi, Kroaci dhe Rusi. Nuk duhet të harrojmë faktin se në Europë nuk ka më ekipe të dobëta. Të gjithë kanë mësuar të luajnë futboll”, u shpreh trajneri i Kazakistanit, Mihal Bilek.