Francë, del nga shinat treni i shpejtësisë së madhe, 22 të plagosur rëndë

Paris – Një tren i shpejtësisë së madhe TGV që po kalonte ndërmjet Strasburgut në lindje të Francës dhe Parisit, rrëshqiti nga shinat dhe doli në tokë, duke plagosur 22 persona, njërin prej tyre rëndë, tha autoritetet vendore.

Policia dhe emergjencat nxituan për në vendin e aksidentit në orën 7:45 të mëngjesit pranë Ingenheim në zonën e Bas-Rhin, tha Reuters.

“Raportet fillestare tregojnë se një person është dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe një helikopter Dragon 67 e dërgoi drejt spitalit Hautepierre në Strasbourg ndërsa 21 të tjerët u trajtuan si raste urgjente.

Ndërmarrja hekurudhore shtetërore SNCF tha në Twitter se trenisti ishte plagosur shumë rëndë dhe u evakuua me helikopter dhe se një rrëshkitje e madhe toke e kishte shkaktuar këtë aksident.

Prokurori publik i Strasbourg hapi një hetim.

Ishin 348 pasagjerë në bordin e trenit, që po transportohen me autobusë tashmë.

“Të gjithë jemi pak të tronditur” tha pasagjeri Alexandre Sergeant, ka njerëz që qajnë dhe disa që kanë dhimbje në shpinë.