Skena kaotike në Uashington, mbështetësit e Donald Trump sulmohen nga protestuesit

Mbështetësit që mbërritën për festimin e inaugurimit të Donald Trump, në Uashington,  u pritën me ulërima dhe kërcënime,shkruan “Fox News”

Qindra protestues filluan t’i sulmonin ndërkohë që  oficerët e zbatimit të ligjit u rreshtuan në rrugë për të monitoruar skenën kaotike. Të paktën disa mbështetës raportohet se ishin plagosur me shishë në kokë.

Festa e para-inagurimit u organizua nga organizata pro-Trump, “MAGA3X” dhe kishte  mbi 1000 të ftuar për të festuar në prag të betimit presidentit të zgjedhur./SYRI.net/