Sulmohet piloti në avion, dy gra e çjerrin dhe e godasin

Një mama dhe e bija u paraqitën në gjyq të martën me akuza për sulm ndaj një kapiteni të agjencisë ajrore dhe refuzimin e urdhëravë të tij, teksa gjendeshin në avioni që shkonte nga Zyrih në Londër.

Piloti i agjencisë SWISS, Guido Keel, u sulmua pas debati nëse një karrocë bebesh mund të mbahet në avion apo me valixhet, tha një përfaqësuese e agjencisë për CNN.

Henrietta Mitaiare, 23vjeç, dhe Mary Roberts, 53 vjeç, nag Londra, akuzohen se kanë çjerrë dhe goditur  një pilot, pasi avioni u ul.

Gratë e mohojnë akuzën, por prokurori tregon se piloti kishte dhe një shenjë të kafshuare në krahë.

Sipas gjyqit, nëj debat kishte lindur mes gruas dhe një anëtari të stafit rreth karrocës, pasi zonjës nuk iu lejua ta dërgonte atë në kabinë, por u detyrua ta mbante pranë vetes. Kur ai nuk ishte zgjidhur, piloti ndërhyri, por pa rezultat.

Ai e preku gruan dhe në këtë moment ajo u xhindos dhe filloi të sulmonte pilotin.

Gratë më pas u arrestuan dhe gjyqi ende vazhdon.